Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,34 % në raport me vendimin e datës 20.7.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,293 den/kg dhe do të jetë 41,001 den/kg.
Nga mesnata derivateve të naftës do të shiten me këto çmime:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)
– Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 72,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 41,001 (denarë/kilogram)
The post Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.