“Vetëm në rajonin e Shkupit janë përkrahur 181 kompani, të cilat deri sot kanë marrë rreth një miliard e 200 milionë denarë ndihmë financiare për ciklet e tyre investuese, të cilat kanë krijuar vende të reja të punës për qytetarët tanë”, tha sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Strategjia e jonë dhe qëllimi përmes ligjit për përkrahje financiare është t’i identifikojmë sektorët të cilat mund të kenë vlerë të shtuar që të jenë më konkurrentë, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të huaj”, tha Bytyqi.
Bytyqi tha se ekonomia bashkëkohore kalon nëpër tranzicion ndaj duhet t’i japim theks më të madh inovacioneve ekologjike dhe digjitale.
“Të rinjtë duhet të zhvillojnë shkathtësi të reja që të përparojnë në këtë peizazh të ndryshueshëm”, tha Bytyqi.
The post Bytyqi: Në rajonin e Shkupit janë përkrahur 181 kompani, të cilat deri sot kanë marrë mbi një miliard denarë ndihmë financiare appeared first on Telegrafi.