Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, u ka vënë zjarrin disa shkurreve, I cili ka rrezikuar dhe banesat përreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.
Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Advertisement
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.