Nga veriu në jug Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave kanë nisur turin e tyre, ku përmes shfaqjeve që sjellin synojnë zgjimin e jetës kulturore edhe në rrethe.
Shkodra ishte destinacioni i radhës së artistëve dhe akrobatëve
JULIAN KAZAZI
PRESTIGJATOR
“Ne kemi ardhur me disa numra të përzgjedhur duke qenë se artistët tanë janë shpërndarë sipas kalendarit në disa qytete te vednit kryesishtr në zonat bregdetare. Mos harrojmë jemi në lëvizje do jemi në Shirokë në Shëngjin më datë 9 gusht në Durrës, Vlorë etj.”
Por ndonëse cirkut prej kohësh i ka munguar një skenë e veta, përsëri lëvizja nga një qytet në tjetrin mbetet sfidë. Drejtoresha artistike e këtij institucioni thotë se pavarësisht kësaj shfaqjet do të jenë vetëm jashtë Tiranës.
ALKETA HAXHIU
DREJTORESHE ARTISTIKE E CIRKUT
Advertisement“Sigurisht që është sfidë se atri i cirkut e ka bazën mbi veglat dhe ana teknike që na mudnësojnë bashkitë është e pakët ne mund të japim vetëm 20% të aftësive që kemi. Siguriosht që tirana është bosh, ne jemi përqëndruar që të bëjmë gati kalëndarin e ri artistik për në shtator.”
Duartrokitjet e fëmijëve janë motiv i punës së artistëve.
Por fëmijët nuk do të kenë mundësi të argëtohen vetëm përmes Cirkut, për ta ka menduar edhe Teatri i kukullave.
NELSON MULLA
DREJTOR ARTISTIK I TEATRIT TE KUKULLAVE
Advertisement
“Synimi i turit tonë është përhapja e kulturës përmes edukimit ët shfaqeve. Duam që cdo fëmijë të njohë dhe të mësojë ato përrallat klasike përmes teatrit të kukullave dhe interpretimeve tona.”
Shfaqët artistike të institucioneve kulturore mbahen në sheshet kryesore të çdo qyteti sipas datave të caktuara nga ministria e kulturës, dhe ofrohen falas për të gjithë dashamirësit ë artit.