Policia e Lezhës ka shoqëruar disa përsona pas vrasjes së djeshme të ndodhur në Balldre.
Në mesin e të shoqëruarve policia raporton të jenë edhe të afërm të fisit Nikulaj por deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.
Advertisement
Të njëjtat burime të policisë thonë se janë sekuestruar edhe kamera të biznesve nga që gjenden në rrugën Balldre-Lezhë.
Nikolin Lekstakaj u ekzekutua pasditen e djeshme dhe dyshimet e policisë janë për hasmëri me fisin Nikulaj!
Advertisement