Balla takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunim edhe më i ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunim edhe më i ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike.

 

Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.

 

Advertisement

Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy