Aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi la pas një bilanc me 5 viktima, të gjithë shqiptarë.
Tre nga viktimat e aksidentit tragjik janë nga Kukësi por banonin në Durrës e Tiranë.
Viktimat janë
Besim Muçaj, 55 vjeç, nga Kukësi, me banim në Durrës (shoferi)
Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë
Ardit Peposhi, 16 vjeç, me banim në Tiranë
Gazmen Brahaj.47 vjeç me banim në Durrës
Ilir Daci, 50 vjeç nga Preza me banim në Tiranës
Aksidenti rrugor ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, kur makina me targa AA 989 MU në të cilën ndodheshin pesë shqiptarët, dhe drejtohej nga Besim Muçaj në rrethana ende të panjohura, është përplasur me një kamion ‘kokë më kokë’. Media greke ‘Protothema’ shkruan se ata ishin punëtorë ferme.