
Sulme intensive ruse gjatë natës në shumicën e rajoneve të Ukrainës.
“Një natë e vështirë sulmesh ajrore në të gjithë Ukrainën, veçanërisht në jug, në Odessa”, tha Sergei Popko, shefi ushtarak ukrainas.
Advertisement
“Gjatë sulmit të natës në rajonin e Odessa, raketat goditën terminalin e grurit dhe naftës, dëmtuan tanket dhe pajisjet e ngarkesave dhe shpërtheu një zjarr,” tha Vladyslav Nazarov, një zëdhënës i komandës ushtarake ukrainase.
Dmytro Lunin, komandanti ushtarak i Poltava, tha se qyteti u sulmua me dronë.
Advertisement
Ndërkohe shpërthime të shkaktuara nga avionë pa pilot në mëngjes janë shkaktuar edhe në rajonin perëndimor të Zhytomyr, në Kropyvnytsky (Ukraina qendrore), Sumy (verilindje), Mykolaiv (jug), Zaporizhzhia dhe Donetsk.