Vendbanim 8500-vjeçar në Lin; arkeologët shqiptarë dhe ata zviceranë bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendbanim 8500-vjeçar në Lin; arkeologët shqiptarë dhe ata zviceranë bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës në Zvicër, kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit.

 

Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra, thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë.

 

Advertisement

ALBERT HAFNER

ARKEOLOG NGA ZVICRA

 

Kemi qe ne 2021 që germojmë në këtë vend dhe gjetjet rezultojnë 6000 vite para Krishtit . Po kërkojmë për drunjtë e ujit më të vjetër në Evrope. Në Zvicer kemi gjetur 6000 vite te vjetër nderkohe qe ketu i gjejme edhe 2 mije vjet me pare se aq.  Ajo qe kemi kuptuar nga keto zbulime eshte se ketu jetonin fermere, ka nje zhvendosje dhe ndarje ne arkeologji te gjetjeve bujqesore, tregon qe gjetjet e këtushme hasen me pas edhe ne jug te Italise si dhe ne te gjithe Evropen.

Advertisement

 

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, ky është një zbulim shumë i rëndësishëm.

 

ADRIAN ANASTASI

Advertisement

ARKEOLOG

 

Edhe rezultatet e kanë konfirmuar. Të gjitha gjetjet mund të vendosen në Pogradec apo edhe me forma dixhitale në funksion të turizmit arkeologjik.

 

Advertisement

E pranishme në prezantimin e rezultateve ishte dhe ambasadorja zvicerane në Tiranë.

 

RUTH HUBER

AMBASADORE E ZVICRËS

Advertisement

 

Më duhet të them se ky nuk një projekt i financuar nga Zvicra, por për eshtë shume e rendesishme të dimë se si bashkepunon univestiteti i Bernes me institucione te ndryshme ne vend.

Këto gjetje mund të jenë një formë shumë e mirë për të thithur edhe më shumë turistë zviceranë.

 

Advertisement

Gërmimet tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy