LDM: Interes kombëtar është që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratike beson se interesi kryesor kombëtar, strategjik dhe shtetëror është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe një marrëveshje për drejtimet strategjike të Maqedonisë.

“Kompromisi do të mbajë zgjedhjet parlamentare në shtator. Ky kompromis varet nga LSDM-ja dhe BDI-ja, qëllimi kryesor i të cilëve është të qëndrojnë në pushtet edhe për disa muaj me çmimin e një kolapsi të plotë të shtetit.

Maqedonia bëri lëshime dhe kompromise të vështira dhe të dhimbshme, që nga ndryshimi i Kushtetutës, flamurit, emrit, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës e deri edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së diskutueshme të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Të gjitha ato kompromise dhe lëshime ishin joparimore dhe jashtë vlerave evropiane dhe qytetëruese dhe nuk siguruan hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian.

Sa i përket kushteve të fundit, ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të, pa reciprocitet dhe garanci nga BE-ja, nuk ka asnjë kompromis.

Advertisement

LSDM-ja dhe BDI-ja e kanë mbajtur të hapur temën e ndryshimeve kushtetuese në nivelin më të lartë për një vit të tërë, por deri më tani nuk kanë përgatitur apo dorëzuar propozim për ndryshime kushtetuese në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LD-së.

E thënë thjesht, shtojnë nga atje, ata përdorin ndryshimet kushtetuese për të mashtruar opinionin dhe për të diskredituar para faktorit ndërkombëtar të gjithë ata që nuk pranojnë amendamentet kushtetuese nën diktat dhe bllokadë të integrimit evropian nga Bullgaria./Telegrafi/

The post LDM: Interes kombëtar është që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy