Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli Konkurs për pranim të studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023/2024.
Sipas Konkursit të publikuar në ueb-faqen e MASH-it, të lira janë gjithsej 4.480 vende për akomodim të studentëve në konviktet në Shkup, Tetovë, Manastir, Ohër, Prilep dhe Shtip.
Prej tyre, 1.093 janë për studentë të regjistruar në vitin e parë dhe 3.385 për studentë të regjistruar nga viti i dytë deri vitin e gjashtë në studime dhe për absolventë.
Studentët të cilët paraqiten në konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të dytë dhe viteve të tjera më lartë do të publikohet më datë 05.09.2023 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e ministrisë.
The post Maqedoni, shpallet konkursi për pranimin në konviktet studentore për vitin 2023/2024 appeared first on Telegrafi.