Mickoski: E vetmja zgjidhje është dakordimi për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne kemi pasur një ofensivë diplomatike dhe bisedime për çështjen e ndryshimeve kushtetuese gjatë gjithë vitit. Do të isha i zhgënjyer nëse e vetmja gjë për të cilën këta tre mysafirë të lartë do të vinin në Maqedoni do të ishin ndryshimet kushtetuese. Nëse e respektojmë këtë popull dhe dëshirojmë të ardhme evropiane për Maqedoninë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje katastrofës në shëndetësi dhe arsim, emigrimit të të rinjve, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me Odën e Zejtarisë së Shkupit.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski përsëriti se e ka mbyll këtë temë.

“Ata hodhën poshtë zgjidhjet e mia dhe tani kanë vetëm një gjë në tryezë – të bien dakord për një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjithçka tjetër është në pjesën e tregimeve të peshkatarëve, gjegjësisht gënjeshtra dhe fantazia e këtyre njerëzve që edhe pak do të jenë pjesë e Qeverisë”, theksoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, duke iu përgjigjur pyetjes nëse deputetë të partisë së tij do të votojë për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në të./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: E vetmja zgjidhje është dakordimi për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy