Lloga: Besoj se këtë verë do të bëhen ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka informacione se në OBRM-PDUKM janë duke u diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

Lloga për “Sitel” tha se deri në fund të dhjetë ditëve të ardhshme ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në Kuvend dhe do të votohen.

“Besoj thellë se këtë verë do të kemi ndryshime kushtetuese. Propozimi nga ana jonë ka më shumë se dy-tre javë në procedurë qeveritare.

Kryeministri së bashku me Mickoskin u ulën dhe deri diku kishin një marrëveshje për mbështetje, por u arrit me kohë që ndryshimet kushtetuese të shkojnë në Kuvend. Kanë mbetur edhe pak ditë.

Advertisement

Besoj se deri në fund të këtyre dhjetë ditëve do të përpunohen dhe do të dorëzohen në Kuvend.

Procesi nuk është i thjeshtë, kërkon një konsensus të gjerë dhe dy të tretat në Kuvend, që besoj se do të sigurohen.

Besoj, sepse kam informacione, se një proces i tillë po diskutohet në OBRM-PDUKM dhe nëse nuk janë në mbështetje të ndryshimet kushtetuese, do të gjenden persona të tjerë”, theksoi Lloga./Telegrafi/

The post Lloga: Besoj se këtë verë do të bëhen ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy