Snopçe: BDI dhe OBRM-PDUKM kanë zgjedhur prokurorët dhe gjykatësit që i mbajnë në sirtarë lëndët e Merkos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Hali Snopçe thotë se prokurorët dhe gjykatësit që mbajnë në sirtarë lëndët për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, janë të zgjedhur nga BDI dhe OBRM-PDUKM.

Ai tha se marrëveshjet e tyre për prokurorët dhe gjykatësit janë dëgjuar në përgjimet që u publikuan kohë më parë në vend.

“Ne i kemi të freskëta, prej bombave kuptohet sepse i kemi dëgjuar me veshët tonë, se si OBRM-PDUKM së bashku me BDI-në, pra BDI së bashku me OBRM-PDUKM-në, për të cilën zoti Stojanovski akuzon BDI-në, i zgjidhnin prokurorët dhe gjykatësit. Ne e dijmë se si zgjidheshin dhe pikërisht ata prokurorë dhe gjykatës ende janë në detyrë dhe pikërisht ata prokurorë i mbajnë në sirtarë lëndët e kryetarit aktual zotëri Ramiz Merko në lidhje me korrupsionin për të cilin zotëri Stojanovski akuzon Ramiz Merkon se Amerika e ka vendos në listë të zezë, ndërsa ne sdijmë gjë dhe kërkon përgjegjësi”.

“Unë pajtohem me konstatimin, por OBRM-PDUKM-ja ka qenë bashkë me BDI-në ajo e cila ka zgjedhur ato prokurorë të cilët i mbajnë lëndët në sirtarë dhe të gjithë çuditemi si mundet Amerika të dijë që zotëri Ramiz Merko paska qenë i korruptuar ndërsa ne nuk dijmë. Ironia të jetë më e madhe edhe kryeministri Kovaçevski në një deklaratë po habitet se si ne brenda nuk dijmë se Ramiz Merko na qenka i korruptuar, ndërsa Amerika po ditka”, thotë Snopçe.

Advertisement

The post Snopçe: BDI dhe OBRM-PDUKM kanë zgjedhur prokurorët dhe gjykatësit që i mbajnë në sirtarë lëndët e Merkos appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy