Prokurorët e SPAK, së bashku me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani, kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit përpara nisjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Këtë të martë do të shqyrtohet me dyer të mbylla kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Ky i fundit pritet të arrestohet me urdhër të SPAK, pas heqjes së imunitetit.
Advertisement
Arben Ahmetaj akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash.
Advertisement