Guida turistike, Aurora Piroviq, rrëfen në emisionin Quo Vadis historinë e kishës në të cilën martoheshin princat ilirë.
Ajo thekson se kjo kishë historike kishte kapacitet për 300 persona dhe në të zhvilloheshin ceremonitë e kurorëzimit.
“Këtu jemi në fshatin Shirç edhe emri i kësaj kishe e ka emrin Kisha e Shirçit, e cila më parë është njohur si e Shën Bakut apo Shën Gjergjit. Është shumë e famshme për shkak se princat shqiptar janë kurorëzuar në këtë kishë. Gur të shkruar të shkruar në gjuhën latine ekzistojnë edhe sot në muzeun “Oso Kuka” në Shkodër, që daton që në shekullin e 6-të, por si e tillë ka ekzistuar në shekullin e 13-të, pra është ndërtuar rreth viteve 1291-1293”, thekson ajo duke shtuar se ka kapacitet për rreth 300 persona.
Piroviq shton se edhe kjo kishë si shumë të tjera u dëmtua shumë gjatë periudhës së komunizmit.