“Kathimerini”: Maqedonia e Veriut zgjedh të ardhmen e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme, pas anulimin tre mujor për shkak të coronavirusit, do të mbahen zgjedhjet kyçe, ku do të vendoset nëse ky vend do të vazhdojë me rrugën euroatlantike, që u hap me Marrëveshjen e Prespës apo do të kthehet në pasiguri, që do të rrezikonte perspektivat e qytetarëve, por edhe marrëdhëniet me Greqinë. Kështu vlerëson gazeta greke ‘Kathiemrini”.

“Marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit u përmirësuan me nënshkrimin e Marrëveshjes për emrin në vitin 2018. Ish-kryeministri Zoran Zaev kishte guxim të bëjë kompromis që do të sjell përfitime për Maqedoninë e Veriut. para se gjithash, vendi është anëtar i plotë i NATO-s, dhe u përmirësuan edhe mundësitë për anëtarësim drejt BE-së, dhe me sa duket vendi është i vendosur të jetë në këtë rrugë. Në të kundërtën e kësaj, opozita vazhdimisht flet kundër Marrëveshjes së Prespës, që i rrezikon përfitimet e vendit. Qytetarët do të vendosin se në cilin drejtim do ta çojnë vendin dhe kush do të jetë prioriteti i vendit”, thuhet në gazetën greke.

Kjo gazetë vlerëson se Greqia dëshiron të vazhdojë me mbështetjen e vendit në rrugën e saj euroatlantike dhe reformuarave të saja institucionale, dhe ofron veten si partner tregtarë vetëm me kushtin që Marrëveshja e Prespës do të mbështetet nga Qeveria në Shkup.

“Greqia paraqet edhe barrierë siguri dhe i mbron vendin nga rreziqet nga jashtë. Fluturimet e mëhershme nga avionët grek dhe amerikan mbi Maqedoninë e Veriut është rikujtim për këtë”, thuhet në tekst.

Advertisement

Autori potencon se edhe Greqia është një nga përkrahëset më të mëdha të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

The post “Kathimerini”: Maqedonia e Veriut zgjedh të ardhmen e saj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy