Mickoski: Ndërpresim komunikimin zyrtar me qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rruga e vetme e hapur – zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë

OBRM-PDUKM ndërpret komunikimet zyrtare me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, vendimi është marrë në Komitetit Ekzekutiv partiak.

“Nuk kemi komunikim me qeverinë, këtë javë patëm seancë të Komitetit Ekzekutiv dhe miratuam njëzëri vendimin se si OBRM-PDUKM ndërpresim të gjitha komunikimet zyrtare në nivel dypalësh me përfaqësuesit e Qeverisë”, deklaroi Mickoski

Të gjitha ofertat që ishin në tavolinë për ndryshimet kushtetuese tashmë I takojnë të kaluarës – u shpeh i prerë Mickoski, kurse rruga e vetme që është e hapur, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Advertisement

“Pas një viti, mund t`u them Kovaçevskit, Osmanit, Mariçiqit dhe të tjerëve – tashmë s`ka asgjë në tavolinë. Ka vetëm një gjë – të ulemi dhe të dakordohemi për zgjedhjet, kohën, mënyrën e mbajtjes, me ose pa Qeveri teknike. Nga ky moment nuk do të flas asgjë lidhur me ndryshimet kushtetuese, por vetëm për zgjedhje të shpejta parlamentare këtë vjeshtë”, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski të premten deklaroi se ndryshimet kushtetuese, në Kuvend do të dorëzohen gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të nis diskutimi konform procedurës.

I pyetur nëse kjo do të thotë se ka realizuar ndonjë takim dhe është arritur marrëveshje me OBRM-PDUKM-në dhe nëse nuk votohet ndryshimi I Kushtetutës do të ketë zgjedhje këtë vjeshtë, Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka përsëritur qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se ndryshimet kushtetuese nuk ndërlidhen me mandatin e Qeverisë. /KlanMacedonia/

The post Mickoski: Ndërpresim komunikimin zyrtar me qeverinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy