Ndonëse shumë shtete të botës po përballen me temperature shumë të larta, rajoni verilindor i Spanjës u godit nga reshjet më të mëdha të dekadës së fundit.
Përmbytjet kanë bllokuar shumë persona në shtëpi apo makina. Videoja e publikuar nga The Independent, e një gruaje që ka hipur mbi makinë për t’i shpëtuar përmbytjeve është bërë virale kudo.
Advertisement
Gruaja u shpëtua më vonë nga zjarrfikësit.
Policia dhe zjarrfikësit punuan gjatë natës për të shpëtuar banorët dhe shoferët e bllokuar në makina. Në Zaragoza rrugët u shndërruan në lumenj dhe ujërat e vrullshëm shkatërruan gjithçka që u doli përpara.
Advertisement