Me qëllim të ndihmës dhe lehtësimit të menjëhershëm të banorëve të Komunës së Jegunovcës, ata do të mund të rinovojnë dokumentet e tyre personale (letërnjoftime dhe dokumente udhëtimi) në stacionin bazë të shpërndarë në Stacionin Policor të Tearcës.
SPB Tetovë njoftoi se banorët do të kenë mundësi të aplikojnë dhe të fotografohen në stacionin bazë në Tearcë që të mos vijnë në Tetovë dhe të mos shpenzojnë para dhe kohë duke udhëtuar nga fshatrat e këtij rajoni në qytet dhe kthim.
“Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk vlen për ata që aplikojnë për herë të parë për dokumente të tilla ose që i kanë humbur ose dëmtuar ato ndërkohë. Ata ende do të duhet të aplikojnë në Departamentin për Çështje Administrative në Tetovë”.
“Praktika është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve që qytetarët kërkojnë dhe marrin”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
The post Banorët e Komunës së Jegunovcës dokumentet e reja personale do të mund t’i marrin në Tearcë appeared first on Telegrafi.