Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të niseni me pushime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të niseni me pushime

Sot mediet sociale janë bërë një pjesë e pandashme e jona, na shoqërojnë kudo dhe në çdo rast.

Ekspertët thonë se patjetër janë të domosdoshme, por janë disa periudha kur përdorimi i tyre duhet të minimizohet pasi konsiderohet kohë e çuar dëm.

Periudha kur lëvizni me pushime, kur jeni me partnerin, miqtë apo familjen tuaj nëse do të qëndroni me celular në dorë, dijeni se jeni duke humbur kohën më të rëndësishme.

Njihet një ishull në Finlandë, Ulko-Tammio që e ka të ndaluar përdorimin e telefonit dhe kjo për të vetmen arsye që pushuesit t’i dedikohen plotësisht njeri-tjetrit. Ndoshta duket se askush nuk do zgjidhte të pushonte aty, por pushuesit që e kanë provuar shprehen se do ta provojnë sërish pa u menduar dy here atë eksperiencë.

Advertisement

“Nëse thjesht konsumohemi plotësisht nga pajisja jonë, atëherë nuk jemi vërtet të pranishëm në pushime. Edhe nëse dukemi aty, me përdorimin e celularit në të vërtetë jemi shumë larg pushimeve dhe nuk do t’i shijojmë aspak”, tha një psikologe.
Sipas këshillave të ekspertëve, ndoshta menjëherë të fikni plotësisht telefonin do të ishte shumë stresuese, por të paktën duhet nisur duke e reduktuar përdorimin e tij.

 

Minimizoni fotot në cllular

Vërtetë mund të niseni me dëshirën për të bërë një foto duke treguar vendin se ku jeni duke pushuar, por e sigurt që nuk do të mjaftoheni me një. Kjo do t’ju marrë shumë kohë.

Advertisement

 

Lëreni telefonin në një vend ku nuk duket

Fjala e urtë “larg syve, larg mendjes” është rasti më i mirë për të funksionuar. Vendoseni telefonin tuaj një një çantë ku nuk do ta keni përpara syve dhe kjo do t’ ju bëjë të mos kujtoheni për të. Provoni të kaloni më shumë kohë duke diskutuar me njerëzit, duke sjellë kujtime apo të flisni për ëndërrat, sepse do të përjetoni pushimet më të bukura dhe me vlerë./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy