Gjykata e Tiranës dënoi sot me 15 vite burg Fredi Rrushin, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Por Rrushi do të vuajë vetëm 10 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar, i cili i ul 1/3 e dënimit.
Advertisement
Ndaj tij rëndon akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës u gjet disa ditë pas krimit i groposur në malin e Dajtit, në vitin 2021.
Advertisement
Para se ta mbulonin me zhavor në një humnerë në Qafë-Mollë të Dajtit, biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishin qëlluar me një plumb pas koke.
Trupi i pajetë ishte mbuluar edhe me disa gurë në një zonë të largët, pas malit të Dajtit, ndërsa u gjet gjysëm i dekompozuar.
Advertisement