Prodhimi industrial në maj të këtij viti, krahasuar me majin e vitit të kaluar, është rritur për 6.1 për qind. Në periudhën janar – maj, megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, rritja është një për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në maj 2023, krahasuar me majin 2022, shënoi rritje prej 8.6%, në sektorin e industrisë përpunuese shënoi rritje prej 5.3%, dhe në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz, avull dhe ajër të kondicionuar është shënuar rritje prej 4,0 %.
Rritja në sektorin e Industrisë së Përpunimit është rezultat, mbi të gjitha, i rritjes së prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i produkteve farmaceutike bazë dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike, Prodhimi të makinerive dhe pajisje, të paspecifikuara apo të përfshira diku tjetër, Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe Prodhimi i mobiljeve.
Sipas grupeve kryesore të industrisë, prodhimtaria në maj të vitit 2023, krahasuar me majin e vitit 2022, ka shënuar rritje te Energjia elektrike 2.7%, Prodhime kapitale për 7.2%, Mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 20.4% dhe mallrat e konsumit jo të qëndrueshme me 15.2%./Telegrafi/
The post Prodhimi industrial në Maqedoni është rritur për 6.1 për qind appeared first on Telegrafi.