Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Dimalë, të cilët akuzohen për korrupsion. Në njoftimin zyrtar njoftohet se 6 punonjësit e Bashkisë Dimal kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ushtruar korrupsion aktiv.
Mes zyrtarëve nën hetim është edhe drejtori i Zyrës së Urbanistikës për Bashkinë Dimal, Altin Pali si dhe përgjegjësi i IKMT pranë Bashkise Dimal, Agim Çunaj.
Advertisement
Në të njëjtën kohë, nën hetim është vënë edhe menaxher i një subjekti privat, i cili dyshohet se ka korruptuar zyrtarë në këtë bashki.
- Arben Guraj(me detyrë përgjegjës shërbimesh pranë Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i K. Penal.
- Altin Pali(me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/2 të K.Penal.
Advertisement
- Valentina Jançe(me detyrë në kohën e kryerjes së veprës përgjegjëse sektori e urbanistikës prane Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 të K.Penal.
- Agim Çunaj(me detyrë përgjegjës i IKMT pranë Bashkise Dimal), akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
- Arjan Demiri(inxhinier), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.
- Vait Koshi(menaxher i një subjekti privat), akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I K. Penal.
Advertisement