Policia e Shtetit ka arrestuar 45 persona dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
Këtë gjë e bënë të ditur përfaqësues të policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit në një dalje për mediat, teksa bënë me dije se në këtë operacion kanë qenë të angazhuar 490 punonjës policie.
‘Megaoperacion për lëndët narkotike dhe armë pa leje. Policia e Elbasanit godet grupin e personave për shpërndarje të lëndëve narkotike. Hetimet kanë zgjatur për tre muaj. U bë e mundur dokumentimi në përfshirje të këtij aktiviteti kriminal të 52 shtetasve të ndarë në disa grupe kriminale. Janë nxjerrë 52 urdhra ndalimi të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm. Janë angazhuar 490 punonjës policie. 45 të ndalur 7 në kërkim.’- njofton policia.