Numri i të vdekurve në Kramatorsk të Ukrainës pas sulmit me raketa ruse është rritur në 11.
Këtë e ka raportuar Shërbimi Shtetëror i Situatave Emergjente në Telegram.
Advertisement
Raportohet se nga sulmi, 3 prej viktimave ukrainas janë fëmijë.
Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes tha se objektivi i goditur në granatimet në Kramatorsk nuk ishin civilet, por një “pikë e përkohshme e vendosjes së personelit komandues të Brigadës së 56-të të Këmbësorisë së Motorizuar të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, deklaroi zëdhënësi, Igor Konashenkov.
Advertisement
Nderkohë, Presidenti amerikan Joe Biden tha se homoligu I tij rus është bërë më I pabesë por është e vështirë të thuhet nëse ai është dobësuar me ngjarjet e fundit nën kërcënimin e grupit mercenar Ëagner.