Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Rama u takua me presidenten e komisionit evropian, Ursula von der Leyen.
Në takimin “kokë më kokë” është biseduar për situatën në veri të Kosovës dhe domosdoshmërinë e nisjes së dialogut mes Prishtinës e Beogradit.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë pati një takim me presidentin e këshillit evropian, Charles Michel.
Edhe në bisedën me përfaqësuesin e lartë të bashkimit evropian, Rama e vuri theksin tek nisja e zbatimit të planit franko-gjerman, që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me presidenten e KE-së, kryeministri Rama do të bisedojë edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Në përfundim të takimit, dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët me vëmendjen te situata në veri të Kosovës dhe te rikthimi i kryeministrit Kurti, dhe presidentit Vuçiç në tryezën e dialogut.