Osmani drejtuar Mbretit Çarlls III: Jemi mirënjohës për tri dekada të mbështetjes për Maqedoninë e Veriut nga Mbretëria e Bashkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje në Londër mori pjesë në pritjen e krerëve të delegacioneve në Pallatin Sent Xhejms, ku ishte i pranishëm edhe Madhëria e Tij Mbreti Çarlls III, njoftojnë nga MPJ.

Osmani, theksojnë nga atje, i shprehu mirënjohje të madhe Mbretit Çarlls III për marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike që Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit të bashkëpunimit.

“Këtë vit shënojmë jubile – tri dekada nga vendosja e marrëdhënieve tona diplomatike. Do të vazhdojmë t’i ndërtojmë këto marrëdhënie edhe në të ardhmen në frymën e miqësisë së ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm”, ka shkruar Osmani pas takimit me Mbretin Çarlls III.

Osmani dhe Mbreti Çarlls III iu referuan gjithashtu vizitës së tij historike të Maqedonisë së Veriut në vitin 1998.

Advertisement

Osmani sot në Londër do të marrë pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës./Telegrafi/

The post Osmani drejtuar Mbretit Çarlls III: Jemi mirënjohës për tri dekada të mbështetjes për Maqedoninë e Veriut nga Mbretëria e Bashkuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy