Nga 16 marsi deri më 7 korrik janë dhënë 21.425 vendime prej të cilëve 6.166 janë vendime që personat të jenë në shërim shtëpiak dhe izolim për shkak të testimit pozitiv të Covid-19 dhe 15.285 vendime për personat të cilët kanë qenë në kontakt me personat pozitiv me coronavirus.
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar, Irina Buhova tha gjatë gjithë kësaj periudhe janë bërë 2.186 kontrolle të jashtëzakonshme në spitale, ndërsa në 24 objekte janë konstatuar mungesa për mbrojtje personale nga personeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu janë bërë edhe 348 kontrolle të tjera në objekte në kompetencë të Inspektoratit dhe janë konstatuar mungesa në 16 objekte sa i përket rezervave dhe përdorimit të mbrojtjes personale nga punonjësit./Telegrafi/
The post Maqedoni, që nga fillimi i pandemisë ka pasur mbi 21 mijë vendime për izolim appeared first on Telegrafi.