Shqipëria mori një fitore të çmuar në transfertë kundër Ishujve Faroe në kualifikueset e EURO 2024. Një sukses 2 me 1 që e çon ekipin kuqezi të vetëm në vendin e dytë 6 pikë duke përfituar nga humbja e Polonisë në Moldavi.
Në pjesën e parë Shqipëria dominuese në lojë dhe raste, por kjo nuk mjaftoi që të shkonin në dhomat e zhveshjes me fitore.
Kuqezinjte shënuan që në start por goli i Cikalleshit u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë agresiviteti i tanëve, bashkë me saktësinë në pasime na dha mundësi që ë ishim më afër portës kundërshtare.
Në dy raste në minutat 13 dhe 17 Asllani dhe Asani provuan nga distancë, si për të lajmëruar më në fund golin e avantazhit në minitën e 20.
Një top i rrëmbyer nga Seferi i dha mundësi dyshes Bajrami-Asani që kombinionin, dhe në fund ishte fantazisti i Sasuolos që mposhti portierin vendas.
Kuqezinjte nuk u rrezikuan aspak nga Ishujt Faroe e jo vetëm kaq por në të 30 patën shansin e artë që të dyfishonin, por Sokol Cikalleshi gaboi nga pika e bardhe e penalltisë duke u neutralizuar nga portieri kundërshtar.
Sulmuesi nga Kavaja bëhet protagonist negative në fundin e pjeses së parë edhe në dy episode të tjera duke humbur dy raste flagrante.
E nëse nuk shënon do ta pësosh thuhet shpesh në futboll. Në një goditje standarte në frymën e fundit, Faero godet me kokë dhe Berisha i pozicionuar keq nuk arrin të shmangë golin e barazimit, me të dyja ekipet që shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 1 me 1.
Pjesa e dytë nisi sërish shumë mirë për kuqezinjte , të cilët u shperblyen gjithësesi falë një zgjidhje individuale.
Ishte talenti i Interit Kristjan Asllani ai që shënoi një supergol me të majten në ecje e siper, me topin që përfundoi në trekëndësh.
Pavarësisht ndonjë pakujdesie të vogël në vendosje në mbrojtje, Shqipëria vijoi të dominonte ndeshjen duke humbur të tjera raste të pastra për shënim, sidomos ai i minutës se 64 nga Taulant Seferi, për të vijuar sërish me sulmuesin e Tiranës 6 minuta më vonë.
Mirëpo në minutën e 72 shpetojmë për mrekulli pas një gjuatje me kokë të Johansen.
Pak minuta me vone Mario Mitaj dhe Uzuni u bënë protagonist të të tjera rasteve të mira të pashfrytëzuara.
Mirëpo në minutën e 85 shpëtojmë për mrekulli pas një rast të pastër të vendasve humbur nga Bjartalid.
Në minutën e 91 Muçi pas një kundërsulmi të bukur vulos fitoren 3 me 1 të kuqeiznjve të cilet marrin një fitore të artë duke përfituar edhe nga gabim i Polonisë në Moldavi.