OBRM-PDUKM mbështet shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor: Duhet të dorëhiqet edhe Qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e mbështet idenë e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, për shpërbërje të tërësishme të Këshillit Gjyqësor për shkak të disa skandaleve në këtë organ gjyqësor muajve të fundit.

Nga partia opozitare thonë se për vite me radhë kanë alarmuar për partizim të gjyqësorit, ndërsa shtojnë se pas cirkut të krijuar në Këshillin Gjyqësor, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM, që në fillim të muajit ka kërkuar që në Kuvend të diskutohet për situatën në këtë trup gjyqësor por deri tash assesi nuk është hapur kjo pikë.

“Theksuam se vendosja e aktivistëve dhe zyrtarëve partiak në krye të Këshillit Gjyqësor është një praktikë që do ta godasë qeverinë në kokë. Na injoruan, sepse me sa duket plani i tyre ishte të partizonin plotësisht aparatin e drejtësisë. Tani, pasi edhe partnerët tanë ndërkombëtar alarmuan për situatën në gjyqësor, qeveria nuk di si të dalë nga situata në të cilën u fut”, tha Dafina Stojanoska, deputete e OBRM-PDUKM-së.

Deputetja Dafina Stojanoska për situatën e krijuar në organin më të lartë gjyqësor kërkon përgjegjësi edhe nga Qeveria.

Advertisement

“Mendoj se zgjidhja me ideale për një sistem të tillë të metastazuar është dorëheqje e tërësishme e Qeverisë”, Dafina Stojanoska, deputete e OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM mbështet shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor: Duhet të dorëhiqet edhe Qeveria appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy