Dita e mërkurë (15 korrik) është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se 15 korriku, e mërkurë, është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dita e pushimit vjen për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare, të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill të këtij viti dhe u anuluan për shkak të coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shpallja e 15 korrikut ditë pushimi është në pajtim me konludimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, pra më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë kronikë, të dobëtit dhe personat e sëmurë ndërsa një ditë më herët do të votojnë personat që janë të infektuar me coronavirus dhe personat të cilët ndodhen në vetizolim/Telegrafi/

Advertisement

The post Dita e mërkurë (15 korrik) është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy