Sezoni turistik i këtij viti në Pogradec nuk do të jetë i shtrirë vetëm në vijën liqenore.
Drejtoria e Turizmit pranë Bashkisë së Pogradecit sjell për herë të parë një aplikacion për turistët vendas dhe të huaj.
Program ky që i ndihmon turistët te vizitojnë pa guidë vendet më të njohura të historisë dhe trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.
Për operatoren turistike Mimoza Shuli rezervimet në veçanti për muajt korrik e gusht janë të shumta në Pogradec, turistë që sipas saj vijnë nga shumë vende evropiane madje edhe nga Kanadaja.
Bashkia e Pogradecit këtë vit ka krijuar kushte më të mira për pushuesit, të cilët do të frekuentojnë plazhet publike, 30% e bregut do të jetë në dispozicion të tyre me çadra falas nga bashkia.
Pogradeci me fshatrat turistikë Tushemisht dhe Lin ka më shumë se 2 mijë vende akomodimi.