Kolegji Zgjedhor vendos: Përsëriten zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kolegji Zgjedhor vendos: Përsëriten zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës

Kolegji Zgjedhor ka vendosur përsëritjen e zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë.

 

Vendimi u mor pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për parregullësi në procesin zgjedhor.

 

Advertisement

Tashmë, vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të administrohet zyrtarisht nga KQZ, institucion që ka për detyrë të dërgojë në presidencë vendimin e zbardhur bashkë me vakancën e krijuar.

 

Kreu i Shtetit ka në dispozicion 4 javë që nga momenti i marrjes në dorëzim të kërkesës nga KQZ për të dekretuar datën e re për zgjedhje të pjesshme lokale në Bashkinë e Rrogozhinës.

 

Advertisement

Në 14 maj në këtë bashki PS me kandidatin e saj, Edison Memolla fitoi me vetëm 20 vota diferencë përballë Shkëlqim Hoxhës, i cili kandidonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Kandidati i opozitës kontestoi votat e administruara në burgun e Rrogozhinës. Ankimimi i tij nuk u mor parasysh në dy nivelet e para, KQZ dhe KAS, por këto dy vendime u rrëzuan nga Kolegji Zgjedhor, institucion që pritet të japë një vendim në ditët në vijim edhe për Bashkitë Kamëz, Belsh dhe Kuçovë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy