Komisioni rekomandon të vendoset masa e testit PSR për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëmundje Infektive ka sjellë vendim që t’i rekomandojë Qeverisë masa të reja për hyrje në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni njofton se do t’i dorëzojë propozim Qeverisë që për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, të vendoset masa e testit PSR për hyrje në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni për Sëmundje Infektive mbajti mbledhje këtë mëngjes në të cilin vendosi që nga nesër të paraqesë një propozim për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi të jetë i detyrueshëm testi negativ PSR, jo më i vjetër se 72 orë, gjatë hyrjes në vend”.

“Rekomandimi i Komisionit është bërë pas rishikimit të situatës aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në përputhje me informacionin e marrë nga autoritetet mjekësore në këto vende. Këtë rekomandim Komisioni do ta dorëzojë në Qeveri, për procedurë të mëtejme”, thonë nga Komisioni./Telegrafi/

Advertisement

The post Komisioni rekomandon të vendoset masa e testit PSR për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy