“Kosova në prag të sanksioneve”/ Rama: Anulohet mbledhja me qeverinë e Kosovës, Kurti refuzoi takimin e ngushtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kosova në prag të sanksioneve”/ Rama: Anulohet mbledhja me qeverinë e Kosovës, Kurti refuzoi takimin e ngushtë

Kryeministri Edi Rama ka bërë anulimin e mbkedhjes mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.

 

Ai ka bërë me dije se i ka kërkuar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti ndryshim të formatit të takimit, por e nuk ka pasur dakordësi mes tij dhe Kurtit.

 

Advertisement

Ai ka propozuar që të ndryshohet thelbi i diskutimeve dhe në fokus të jetë situate e krijuar në veri të Kosovës dhe marrëdhënia e saj me partnerët ndërkombëtarë.

 

“Kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt Bashkësinë Euro-Atlantike, ky takim nuk mund të mbahen në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdit me shefin e diplomacisë Europane, Josef Borell i kam kërkuar Albinit për t’u taluar nesër, në Gjakovë përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me Bashkësinë Euro-Atlantike”, tha Rama.

 

Advertisement

Për të disatën herë, Rama ka paralajmëruar se ndaj shtetit të Kosovës mund të ketë sanksione.

 

“Unë shpresoj shumë që të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur jemi në prag të vënies në lëvizje të planit se nuk ma zë as goja të flas për sanksione por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga atë, që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje”, tha ai.

 

Advertisement

Në mbledhjen e nesërme që është planifikuar të mbahet në Kosovë, dy qeveritë do të mbanin mbledhjen e nëntë dhe do të nënshkruanin 13 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

 

Nga ana tjetër, qeveria Kurti ka mohuar anulimin e kësaj mbledhjeje ndërqeveritare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy