Faton Ahmeti: BDI do të tërhiqet nga qeveria nëse OBRM-PDUKM voton për ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti nuk beson se OBRM-PDUKM e Mickoskit mban inat ndaj BDI-së për lënien jashtë pushtetit të partisë që drejtohej nga Gruevski në vitin 2017.

I pyetur nëse Ali Ahmeti dhe BDI po përgatiten për opozitë, Faton Ahmeti ishte decid, se do të tërhiqen nga qeveri nëse plotësohen kushtet.

“Le të urdhërojë OBRM-PDUKM të bëjë votimin edhe pastaj do ta shihni se sa seriozë jemi në këtë çështje. D.m.th, komplet ekzekutivi i BDI-së tërhiqet me të gjitha nivelet e pushtetit për t’ia siguruar vendit të ardhmen evropiane”, deklaroi Faton Ahmeti.

Ahmeti në “KlanDebat” tha se BDI ka qenë faktor i rëndësishëm dhe i përkushtuar maksimalisht në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO.

Advertisement

Ahmeti shtoi se edhe në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, partia që ai përfaqëson po luan rol kyç dhe po bën sakrifica të mëdha për t’u arritur ky qëllim.

“BDI bën gjithçka që është në fuqinë e vet, është e gatshme të bëjë çfarëdo qoftë sakrifice me të vetmin qëllim, që shtetin ta shohë të inkuadruar, shtetin ta shohë të integruar në kuadër të BE-së. Ky ka qenë një prej përcaktimeve tona kryesore programore”, theksoi Ahmeti.

 

The post Faton Ahmeti: BDI do të tërhiqet nga qeveria nëse OBRM-PDUKM voton për ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy