Velat e kësaj anijeje kapin erën dhe… diellin! Projekti ambicioz për të lundruar pa ndotur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Velat e kësaj anijeje kapin erën dhe… diellin! Projekti ambicioz për të lundruar pa ndotur

Kompania norvegjeze e prodhimit të kroçeriave “Hurtigruten” ka zbuluar planet për një mjet gjigant lundrimi i cili do të jetë i gjithi elektrik dhe njëkohësisht me vela, të cilat do të shërbejnë si panele diellore. Sipas planit të tyre ambicioz, anija do të jetë gati për lundrimin e parë në vitin 2030.

Momentalisht kjo kompani ka një flotë me 9 anije, secila me kapacitet prej 500 udhëtarësh, që kryen lundrime në brigjet norvegjeze, nga Oslo deri në Rrethin Arktik. CEO i saj, Hedda Felin, shpreson që ky projekt të frymëzojë edhe kompani të tjera lundrimi, edhe më të mëdha.

Projekti, i quajtur “Deti zero” parashikon që anija të funksionojë përmes baterive me fuqi 60 megavat secila, të cilat mund të karikohen në çdo port norvegjez, shtet ku 98% e energjisë së rinovueshme vjen përmes sistemit elektrik. Sipas llogaritjeve, secila bateri do të ketë një kapacitet lundrimi për 300 deri në 350 nyje detare (555 – 650 kilometra) çka do të thotë që një anije, për një udhëtim deri në Arktik që zgjat 11 orë, do të duhet të karikohet 7-8 herë.

Për të kursyer sa më shumë energjinë e baterive, është parashikuar që gjatë kohës që fryn herë, të ngrihen tre vela gjigante, të cilat janë në fakt panele diellore dhe që arrijnë 50 metra lartësi. Në këtë mënyrë, përveç erës, velat “kapin” edhe rrezet e diellit.

Advertisement

Anija do të ketë 270 kabina, për të mbajtur në total 500 udhëtare dhe një ekuipazh prej 99 personash.

Dizajni i prezantuar nuk është përfundimtar dhe pasi të merren të gjitha propozimet deri në vitin 2026, është parashikuar që në vitin 2027 të nisë prodhimi dhe anija e parë do të prekë ujin në vitin 2023. Më pas, kompania shpreson që të shndërrojë të gjithë flotën e saj dhe të braktisë karburantin tradicional, për të ulur sa më shumë të ketë mundësi ndotjen e ambientit.


oceanbird zogu i oqeanit anija e te ardhmes qe bazohe te e kaluara 1024x576

<!–

Advertisement

–>

“Zogu i oqeanit”, anija e të ardhmes që bazohet tek e kaluara

Advertisement


thor anija e re berthamore qe do te shpetoje boten 7 1280x720

<!–

–>

Advertisement

Thor, anija e re bërthamore që do të shpëtojë botën

Advertisement

superjahti 1 miliarde dollaresh 5

<!–

–>

Advertisement

Superjahti 1 miliardë dollarësh, ka vendparkim për avionë dhe nëndetëse


Hoteli fluturues qe do te mbaje 5000 vete ne ajer 1280x720

Advertisement

<!–

–>

Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

Advertisement


I frymezuar nga romani i famshem jahti nendetese e con luksin ne thellesite e oqeaneve 1280x720

<!–

Advertisement

–>

I frymëzuar nga romani i famshëm, jahti-nëndetëse e çon luksin në thellësitë e oqeaneve

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy