“Je shumë e bukur për moshën tënde”, komplimenti që nuk duhet t’i bëni kurrë një gruaje, sipas Jennifer Aniston

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Je shumë e bukur për moshën tënde”, komplimenti që nuk duhet t’i bëni kurrë një gruaje, sipas Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka që dëgjon shpesh.
E njohur më së shumti për rolin e saj si Rachel Green në serialin ikonik “Friends”, Aniston mbetet  një ndër aktoret më tërheqëse duke pasur një bukuri të pakohë.

 

Ndaj teksa vlerëson çdo kompliment që merr, në një intervistë të fundit për Vogue ka zbuluar se cilin prej tyre e urren.

 

Advertisement

Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj, duke shtuar: “Më çmend, nuk e duroj dot”. Në intervistë, aktorja vuri në dyshim zakonin e shoqërisë për të përcaktuar njerëzit në bazë të treguesve të moshës dhe shprehu se nuk i kupton komente të tilla. Aniston beson se talentet dhe arritjet e saj duhet të njihen, jo mosha e saj./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy