Alternativa kërkon që ASH ta shkarkojë ministrin Azir Aliu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Alternativa opozitare kërkon që kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, të japë dorëheqjen ose të shkarkojë ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, pasi siç thonë ata, ministri si shef kabineti të tij e ka punësuar dhëndrin e vet.

“Të dhënat e Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës tregojnë se Dritan Dauti është i punësuar si këshilltar i posaçëm-shef kabineti i Ministrit të Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës. Meqenëse rezulton e vërtetë që ministri Aliu ka punësuar dhëndrin e tij si shef kabineti dhe vetë ministri e ka pranuar publikisht në media se është dhëndri i tij, atëherë i kërkojmë Taravarit të mbajë premtimin dhe jep dorëheqje ose ta shkarkojë ministrin Aliu”, thonë Alternativa.

Partia e Afrim Gashit kërkon nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hap rast për këtë, pasi sipas tyre, është rast i qartë i nepotizmit.

“Raste të tilla të punësimit familjar fatkeqësisht kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në largimin e të rinjve nga vendi, largimin e profesionistëve sepse shohin që nepotizmi vazhdon të lulëzojë në vendin tonë. Një parti që ka hyrë në qeveri duke pretenduar se do të qeverisë ndryshe, shihet se shumë shpejt ka marrë plotësisht format e qeverisjes së partnerit të tyre BDI-së, të cilët janë kampionë të nepotizmit”, thonë nga Alternativa.

Advertisement

The post Alternativa kërkon që ASH ta shkarkojë ministrin Azir Aliu appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy