
Policia Kufitare ka bllokuar dy mjete lundurese përgjatë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë.
Bëhet me dije se një nga mjetet e ndaluara po lundronte në zonë të ndaluar, ndaj drejtuesi i tij është gjobitur me 100 mijë lekë të rinj.
Advertisement
Ndërkohë drejtuesi i një mjeti skaf është gjobitur gjithashtu me shumën 10 mijë lekë të rinj, pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur për lundrim.
Policia Kufitare ka vijuar që në nisje të sezonit turistik veror kontrollin për ndalimin e mjeteve lundruese që shkelin ligjin apo nuk janë të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm, kjo për të bërë të mundur parandalimin e tragjedive.
Advertisement