Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se mbështet asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, por atë të propozuar nga kryesocialisti Rama e konsideron si të hartuar në Beograd.
Sipas tij, askush nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, ndërsa e konsideron këtë propozim të Ramës si akt të shëmtuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përben një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit. Një akt i shëmtuar në historinë e marrëdhënieve të dy vende, një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Një akt që Rama përpiqet të zgjidhë konfliktin e tij me McGonigal, për të cilin në cdo drejtësi të botës vendin e ka në burg, aty ku është MeGonigal”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, Rama thekson se drafti i tij është një kontribut për progresin e dialogut mes dy vendeve, teksa thekson se Kosova po tkurret para ndërkombëtarëve ndaj duhet vepruar.