Policia ka asgjësuar 350 bimë narkotike të gjetura nga kontrollet në zonat e pyllëzuara të Matit. Bimët narkotike ishin mbjellur në fshatim Macukull, ndërsa është arrestuar dhe një 33-vjeçar i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve.
“Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi T.T., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur dhe arrestuar në flagrance”, thuhet në njoftim.
Advertisement
Më herët, policia ka asgjësuar 164 bimë narkotike dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person.