Furgoni me emigrantë shkakton aksident trafiku në Strumicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një furgon me targa të Koçanit e drejtuar nga një vozitës nga Koçani, në të cilën ka transportuar shumë emigrantë, sot në ora 11:50 ka shkaktuar aksident të rëndë trafiku në Strumicë. Me ç’rast janë lënduar tre emigrantë.

“Tre emigrantë janë sjellë në Spital. Njëri prej tyre është lënduar rëndë, ndërsa dy të tjerë janë më pak të lënduar. Personi i lënduar rëndë po përgatitet për të hyrë në sallën e operacionit”, tha drejtori i Spitalit në Strumicë, D-r. Naqe Gogov.

Sipas dëshmitarëve okularë, furgoni ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe ka goditur tre automjete me të cilën dy prej tyre ishin të parkuara. Pas aksidentit disa prej emigrantëve arritën të largohen nga vendi i ngjarjes.

The post Furgoni me emigrantë shkakton aksident trafiku në Strumicë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy