
Niset me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari, e plagosura nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë.
Ajo ka qëndruar në reanimacion që prej ngjarjes, ndërsa gjendja e saj është e rëndë për jetën.
Advertisement
Marjola Myrtollari është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj duke i shkaktuar disa plagë në trup.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, teksa forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.
Advertisement
Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve.