Policia e Tetovës: Qytetarët të mos shqetësohen, policët do të praktikojnë të shtëna

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton banorët e rajonit të Pollogut se policët gjatë këtyre ditëve do të kryejnë ushtrime në mjedis të hapur për përdorimin e armëve të zjarrit.

Ushtrime janë planifikuar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

“Më 7, 8 dhe 9 qershor, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të kryejë qitje luftarake në qendrën e qitjes “Erebino”, e cila kryhet çdo vit me pjesëtarë të policisë së Tetovës, njoftoi sot MPB-ja e Tetovës.

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, gjithashtu më 7 qershor në vendin e quajtur “Mavrovska brana” në Mavrovë, më 8 qershor në fshatin Axhievci dhe më 12 dhe 13 qershor në poligonin e improvizuar të qitjes në vendin e quajtur “Rudina” do të ketë qitje në fshatin Volkovi nga pjesëtarët e policisë së Gostivarit./Telegrafi/

Advertisement

The post Policia e Tetovës: Qytetarët të mos shqetësohen, policët do të praktikojnë të shtëna appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy