“Apocalypse Manufacturing”, një kompani nga Florida, e specializuar për prodhimin e makinave të së ardhmes, ka arritur të prodhojë një SUV 4×4 me një kabinë çeliku.
Kjo makinë do të dalë në treg me një çmim fillestar 160 mijë dollarë. “Makina ka një motor të modifikuar Hellcat V8, 850 kuaj fuqi. Nuk ka një tjetër makinë 4×4 në treg me shpejtësinë, madheësinë dhe komoditetin e makinës sonë”, tha Joseph Ghattas, pronar i Apocalypse Manufacturing.
Ai shtoi se kabina e makinës është e mbështjellë nga pllaka prej çeliku, të cilat mund të përballojnë çdo lloj goditje nga jashtë. Por nëse pamja e jashtme është “barbare”, krejtësisht tjetër gjë është ajo nga brenda, e ndërtuar me hijeshi dhe elegancë.
Advertisement