Kovaçevski dhe Mickoski do të takohen më 7 qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ju njoftojmë se me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet takim mes Kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Takimi është caktuar për më 7 qershor të vitit 2023 (e mërkurë) në Klubin e Deputetëve në orën 11:00”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Në takim, shtojnë nga atje, do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë./Telegrafi/

The post Kovaçevski dhe Mickoski do të takohen më 7 qershor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy