Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjerër serë kanabisi në zonat e pyllëzuara.
Policia njofton se ka asgjësuar 116 bimë të dyshuara kanabis nē fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.
Si pasojë është arrestuar një nga autorë e dyshuar dhe shpallur në kërkim njē tjetër.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe”, thuhet në njoftim.
Advertisement
Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin për asgjësimin e lëndëve narkotike në zona të pyllëzuara për të frenuar këtë fenomen.