![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Rreth 160 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë janë sekuestruar nga policia maqedonase dhe ajo greke në një aksion në Greqi të koordinuar me DEA-n amerikane, përcjell “A1on”.
Vlera e kokainës llogaritet në më shumë se 10 milionë euro.
Është shkatërruar një grup i madh i organizuar kriminal, i ndjekur për një kohë të gjatë, ndërsa janë arrestuar disa shtetas të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmon se një aksion i madh është duke u zhvilluar, por detajet do t’i njoftojë pasi të përfundojë aksioni plotësisht./Telegrafi/
Advertisement
The post Rreth 160 kilogramë kokainë me vlerë 10 milionë euro janë sekuestruar nga policia e Maqedonisë dhe Greqisë appeared first on Telegrafi.